Avdyli: Më e rëndë se gjuajta është mbrojtja e Dardan Gashit

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli tha se më e rëndë se gjuajtja e zëvendësministrit Dardan Gashi është mbrojtja që po i bëhet atij. Këto deklarata ai i bëri në interpelancën e mbajtur për këtë çështje në Kuvendin e Kosovës.

“Me e rëndë se gjuajta unë mendoj që është mbrojtja ndaj tij. Ne po i japim më shumë të drejta kanunit sesa Kodit Penal. Çka është me e keqja ne nuk po shikojmë as ta dënojmë as ta shkarkojmë. Pse të mos shkarkohet, kur ne patëm para do dite shembull të dy zëvendësministrave të komunitetit që u shkarkuan”, deklaroi Avdyli.

Ai tha se zëvendësministri Gashi është duke u mbivlerësuar nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

“Mendoj që është edhe mbivlerësim për këtë zëvendëskryeministër, sepse ky nuk ka ndonjë bazë të votave edhe pse e mban 10 për qind të kësaj qeveria”, pohoi Avdyli.

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Lajmet e Fundit