Avdyli për opozitën: Imazhi i tyre po bie çdo ditë e më shumë

Deputeti i Guxo në kuadër të Grupit Parlametar të VV-së, Haxhi Avdyli, është shprehur i shqetësuar me imazhin e partive opozitare.

Reagimi i Haxhiut vjen pasi opozita sipas tij, po bllokon ligjet duke i dërguar në Kushtetuese dhe bllokimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Dhe imazhi i opozitës që po bie çdo ditë e më shumë.” – ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Shkrimi i plotë i tij:

E pakuptimtë dhe e pajustifikueshme! Opozitarizëm kundër Qeverisë apo dëmtim i interesave vitale të qytetarëve ?!!!

Reforma në drejtësi po bllokohet me dërgimin e ligjeve në Gjykatë kushtetuese.

Marrëveshjet ndërkombëtare multimilionëshe ku kërkohen 2/3 e votave po bllokohen me votë e mungesa.

Humbësi kryesor: Qytetari i Kosovës.

Dhe imazhi i opozitës që po bie çdo ditë e më shumë.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit