8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

BD-ja demanton zëdhënësen e Gjykatës Themelore në Prizren

Bashkimi Demokratik(BD) në Prizren ka reaguar rreth deklaratës së zëdhënëses së Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj për rastin e kuvendarit Skënder Susurit. Sipas BD-së, Susuri ka qenë pjesë e seancave gjyqësore.

Reagimi i plotë i BD-së

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren Afërdita Kicaj e lodhur nga kanagjegje dhe dasmat ka dhënë një informacion jo të saktë për opinionin publik, lidhur me kuvendarin e BD-së Skënder Susurin.

Kjo është një dëshmi që sistemi Gjyqësorë në Kosovë vuan nga persona të pa përgjegjshëm, sikur znj. Kicaj e cila nuk është në dijeni se ka një kohë që këshilltari i BD-së Skënder Susuri ka qenë pjesë e disa seancave që janë zhvilluar në Gjykatën Themelore lidhur me çështjen e një transferimi të një nxënësi që është bërë në vitin 2013 nga Shkolla fillore Ismail Qemaili Prishtinë në shkollën fillore Mustafa Bakia në Prizren, lidhur me këtë çështje janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe administrative, për rregullsinë e të cilave ka konstatuar edhe inspektorati regjional i Arsimit.

Për hir të sqarimit të opinionit, e vërteta e kësaj çështje është aktualizuar në momentin kur Skënder Susuri është larguar nga vendi I punës në mënyrë kundërligjore nga Ramadan Muja dhe Nexhat Çoqaj për të cilën z. Susuri ka ngritur një padi në prokurori dhe në këtë moment kryebanditi I arsimit në Prizren

Nexhat Çoqaj tashmë I dëshmuar si hajn ordiner për ta dëmtuar imazhin e z. Susuri komploton një dokument të shpifur nga ai vetëm e vetëm që z. Skender Susuri të plogështohet në këmbëngulësinë e tij për tu respektuar ligji në padrejtësinë që ia kanë bërë tij.

Më Shumë

Lajmet e Fundit