7.8 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

Axl Rose i AC/DC

Për herë të parë, bendi legjendar australian i rock’ut AC/DC ka perfomuar me një vokalist tjetër. Ai është Axl Rose, ikona e grupit Guns N’Roses që prej vitit 1985.

Si rrallë herë në debutimin e Lisbonës, ai zëvendësoi vokalistin Brian Johnson, i cili për aryse shëndetësore është tërhequr nga turi botëror. Mjekët e kanë këshilluar atë se mund të humbasë dëgjimin nëse vijon të këndojë.

Johnson, i cili ka drejtuar grupin që nga viti 1980 pas vdekjes se Bon Scott, është shprehur emocionalisht i mërzitur se nuk do të marrë pjesë në tur, por u zotua se nuk do të heqë dorë nga muzika.

Fansa nga e gjithë bota udhëtuan drejt Lisbonës për të shijuar nga afër performancen e AC/DC.

“Nuk kishte thuajse asnjë dallim në vokalin e Brian Johnson dhe Axl Rose. Dashuria për bandën na bëri që ta shijonim koncertin”, u shpreh një fanse e këtij grupi.

Koncerti i Lisbonës do të pasohet nga të tjerë show nëpër Europë, ku AC/DC ka publikuar datat e performancave duke ftuar fansat të jenë pjesë e magjisë së muzikës së tyre.

Më Shumë

Vjedhje me vlerë mbi 21 mijë euro zbardhet nga Policia e Prizrenit – arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka zbardhur një rast të vjedhjes së rëndë me vlerë rreth 21,000 €, i raportuar më 3 nëntor 2025 në Stacionin...

Arsi Bako fiton edicionin e tretë të Festivalit të Këngës

Këngëtarja nga Tirana, Arsi Bako me këngën “Rreze zjarr” është fituesja e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK. Kënga dhe interpretimi i...

Lajmet e Fundit