14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Baba plagos djalin në Prizren, se mori nusen pa pëlqimin e tij

Një person e ka plagosur me armë zjarri djalin e tij gjatë ditës së enjtje në fshatin Hoqë e Qytetit në Prizren. Sipas policisë, motivi i kësaj tentim vrasjes dyshohet të jetë pakënaqësia e prindit që i biri e ka marrë një vajzë për nuse pa pëlqimin e tij.

Patrulla e parë që ka arritur në vendin e ngjarjes ka konfirmuar rastin dhe ka informuar se i dyshuari kishte tentuar ta vras vetën me armë por është bindur nga një polic patrullues që armën që e kishte mbështet në kokë ta lëshojë në tokë, pas disa çastesh i dyshuari e ka lëshuar armën dhe i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtarë.

Pas hetimeve fillestare, dyshohet se baba ka shtënë në drejtim të të birit me qellim që ta vret, mirëpo për fat viktima ende është në jetë dhe sipas raporteve spitalore i njëjti pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në QKUK.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit injëjti po mbahet në ambientet e policisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Lajmet e Fundit