9 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Babai i Lamine Yamal: Isha mes jetës dhe vdekjes

Java e hapjes së sezonit të La Ligës mori një kthesë të keqe në Barcelonë, pasi babai i Lamine Yamal u godit disa herë me thikë të mërkurën mbrëma, si hakmarrje për një debat më herët gjatë ditës. Ylli i Barcelonës u stërvit normalisht të enjten dhe vizitoi babanë e tij pasdite.

Mounir Nasraoui, 38-vjeç, u godit me thikë në disa raste nga katër sulmues dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pavarësisht rrezikut fillestar, gjendja e tij u stabilizua dhe u bë e qartë se do të jetonte. Ai foli për ngjarjen të enjten mbrëma.

“Mendova se isha mes jetës dhe vdekjes, kisha frikë si çdo qenie tjetër njerëzore. Duhet të jemi të qetë për të mirën e të gjithëve, times dhe familjes, nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet të mendojmë që Drejtësia do të bëjë punën e vet. Faleminderit Zotit, Zoti është shumë i madh dhe çdo gjë ka një zgjidhje”.

“Shpresoj të dal sa më shpejt. Unë jam mirënjohës që flas përsëri. Jam pak më mirë, jam ngritur nga kujdesi intensiv”, ka thënë Nasraoui për El Chiringuito. Nasraoui pritet të jetë në spital nën vëzhgim për ditët në vijim. Ndërkohë Hansi Flick pritet të ketë në dispozicion Lamine Yamal të shtunën mbrëma për debutimin e Barcelonës në Ligë kundër Valencias në “Mestalla”. Të katër sulmuesit e babait të Yamal janë arrestuar.

 

Më Shumë

Rruga Gorozhup–Pogaj, bashkon Hasin

Nga: Mr.Sc Shaban Osmanollaj – Has Ndërtimi i rrugës që lidh Gorozhupin e Hasit të Kosovës me Pogajn e Hasit të Shqipërisë nuk është vetëm...

Disa zona të Prizrenit mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjetin ujësjellës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e saj janë në terren për të sanuar dy defekte të paraqitura në rrjetin...

Lajmet e Fundit