9.7 C
Prizren
E premte, 7 Mars, 2025

Babai i Lamine Yamal: Isha mes jetës dhe vdekjes

Java e hapjes së sezonit të La Ligës mori një kthesë të keqe në Barcelonë, pasi babai i Lamine Yamal u godit disa herë me thikë të mërkurën mbrëma, si hakmarrje për një debat më herët gjatë ditës. Ylli i Barcelonës u stërvit normalisht të enjten dhe vizitoi babanë e tij pasdite.

Mounir Nasraoui, 38-vjeç, u godit me thikë në disa raste nga katër sulmues dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pavarësisht rrezikut fillestar, gjendja e tij u stabilizua dhe u bë e qartë se do të jetonte. Ai foli për ngjarjen të enjten mbrëma.

“Mendova se isha mes jetës dhe vdekjes, kisha frikë si çdo qenie tjetër njerëzore. Duhet të jemi të qetë për të mirën e të gjithëve, times dhe familjes, nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet të mendojmë që Drejtësia do të bëjë punën e vet. Faleminderit Zotit, Zoti është shumë i madh dhe çdo gjë ka një zgjidhje”.

“Shpresoj të dal sa më shpejt. Unë jam mirënjohës që flas përsëri. Jam pak më mirë, jam ngritur nga kujdesi intensiv”, ka thënë Nasraoui për El Chiringuito. Nasraoui pritet të jetë në spital nën vëzhgim për ditët në vijim. Ndërkohë Hansi Flick pritet të ketë në dispozicion Lamine Yamal të shtunën mbrëma për debutimin e Barcelonës në Ligë kundër Valencias në “Mestalla”. Të katër sulmuesit e babait të Yamal janë arrestuar.

 

Më Shumë

Vogëlushja nga Malisheva reciton për Epopenë e UÇK-së

Gjatë ditës së enjte, në Prekaz shumë qytetarë e krerë shteti shkuan për homazhe. Kjo në nder të shënimit të ditës së dytë të Epopesë...

Mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku për 24-orë

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e  842 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur...

Lajmet e Fundit