19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

“Babai” nis xhirimet nesër

Babai-filmNdërsa producenti Visar Krusha lavdëroi ekipin e aktorëve, dhe u shpreh shumë optimist për suksesin e mundshëm të filmit. “E kemi një ekip të madh nga Kosova, kemi një ekip të shkëlqyer të aktorëve duke filluar nga aktori më i ri që është Val Maloku dhe që luan rolin kryesor, më pas është edhe Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Armond Morina dhe shumë e shumë të tjerë që nuk janë këtu. I falënderoj të gjithë njerëzit e ekipit dhe gjithë ata që na kanë përkrahur deri me tani dhe që do të vazhdojnë të na përkrahin. Besoj që do të bëjmë një temë të mirë më të cilën do të jemi krenarë ” tha Krusha.

Filmi “Babai” i regjisorit Visar Morina nesër zyrtarisht fillon me xhirimet e para. “Babai” që është një bashkëproduksion në bashkëpunim më Gjermaninë dhe Maqedoninë, është mbështetur gjithashtu edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Babai” është një projekt me një kastë të madhe të aktorëve nga Kosova dhe Gjermania.

Regjisori i filmit, Visar Morina, për KultPlus tregoi se ngjarja në film paraqet një pjesë të jetës së kosovarëve në vitin 1995.

“Filmi bën fjalë për një fëmijë dhe babin e tij. Rolin e fëmijës e luan Val Maloku ndërsa babin Astrit Kabashi. Ngjarja është e menduar që të jetë e vitit 1995, e kohës së Millosheviqit, përndryshe aktorët janë zgjedhur me audicion. Kam ardhur për pesë muaj për këtë gjë dhe në këtë mënyrë i kam përzgjedhur edhe aktorët. Momentalisht kam një bindje që filmi do të mirëpritet” u shpreh Morina.

Ndërsa producenti Visar Krusha lavdëroi ekipin e aktorëve, dhe u shpreh shumë optimist për suksesin e mundshëm të filmit.

“E kemi një ekip të madh nga Kosova, kemi një ekip të shkëlqyer të aktorëve duke filluar nga aktori më i ri që është Val Maloku dhe që luan rolin kryesor, më pas është edhe Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Armond Morina dhe shumë e shumë të tjerë që nuk janë këtu. I falënderoj të gjithë njerëzit e ekipit dhe gjithë ata që na kanë përkrahur deri me tani dhe që do të vazhdojnë të na përkrahin. Besoj që do të bëjmë një temë të mirë më të cilën do të jemi krenarë ” tha Krusha.

Në mesin e shumë aktorëve të njohur që janë pjesë e këtij filmi, është edhe Val Maloku, i cili për herë të parë luan në një rol filmik dhe atë në rolin kryesor, në rolin e djaloshit.

“Unë po e ndjej veten shumë mirë në mesin e aktorëve të rritur dhe profesionistë, mezi po pres që të fillojmë me xhirimet. Më rolin jam adaptuar shumë mirë, këto ditë që kam lexuar skenarin dhe kam filluar që të hyj në rol. Besoj që kur të rritem të vazhdoj rrugën e aktrimit” tha Maloku.

Ky projekt filmik u tha të jetë një ndër projektet më gjigante të realizuara në Kosovë, dhe si i tillë padyshim që është i mbështetur edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Arben Zharku, drejtori i QKK-së u pa të jetë shumë i lumtur me fillimin e realizimit të këtij projekti.

“Kam një kënaqësi shumë të veçantë që të lajmëroj që prej nesër fillon të xhirohet njëri ndër projektet më të rëndësishme të kinematografisë kosovare. Janë mbi 100 njerëz nga Kosova që do të punojnë për këtë punë, gjithashtu edhe një ekipë shumë e madhe tjetër që ka ardhur nga Gjermania . Na ka gëzuar fakti që këtë projekt e ka mbështetur kinematografia maqedonase edhe pse ky film nuk ka të bëjë asgjë me Maqedoninë” pohon Zharku.

Disa nga aktorët që do të luajnë në këtë film janë: Astrit Kabashin, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Armond Morina, Val Maloku, Xhevdet Jashari e të tjerë.

Më Shumë

Suharekë, humb aksidentalisht jetën një fëmijë

Më 31 gusht 2024, në Suharekë, rreth orës 19:45, një fëmijë e gjinisë femërore, ka humbur jetën aksidentalisht. Viktima u dërgua menjëherë në emergjencë, por...

KBF Bashkimi prezanton ribrendimin për sezonin e ri

Klubi i Basketbollit për Femra, Bashkimi, ka prezantuar ribrendimin e ri për sezonin e ardhshëm, raporton PrizrenPress. Si një nga klubet më të suksesshme në...

Lajmet e Fundit