2.7 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Babë e bir i vranë tre personat në Prizren

Viktima ne prizrenEshref Shemollari dhe djali i tij Ejupi, sipas dyshimeve të policisë, i kanë vrarë dje në qendër të Prizrenit: Ferdi Shishkon, Haki Thaqin dhe Bilgin Ersojin. Ja pse ata vendosën që ta kryenin ketë krim.

Në fund të vitit 2013, saktësisht në dhjetor, thonë burimet e Gazetës, tre personat e vrarë, Shishko, Thaqi dhe Ersoji, e kishin rrahur deri në alivanosje Ejup Shemollarin.

“Ata përveçse e kishin rrahur rëndë, ia kishin ngulur edhe një thikë në shpinë. Ishte dërguar në spital në gjendje kritike”, tregojnë burimet e Gazetës Express brenda policisë së Prizrenit.

Prej asaj kohe Shemollarët, sipas burimeve të gazetës, kishin qenë në cak të provokimeve.

“Edhe para dhjetë ditësh Ejupin e kishin rrahur, në prani të një vajze”, i kanë thënë Gazetës Express, disa burime. Policia thotë se kjo rrahja e fundit nuk ishte regjistruar fare në organet policore.

Pastaj, mëson Gazeta, dje, dikush prej të vrarëve e kishte ftuar për ta takuar njërin prej dy Shemollarëve. Sipas hetimeve policore, në ‘këtë takim’, ata që dyshohet të jenë vrasësit, nuk kishin dalë të papërgatitur.

“Babë e bir dyshohet se kanë shtënë në të tri viktimat”, mëson Express, prej burimeve në polici. Mediat tjera kanë raportuar se viktimat e djeshme kanë qenë të njohura për organet e rendit edhe për shumë raste tjera penale. Ata në shumë raste kanë qenë të paraburgosur.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/babe-e-bire-i-vrane-tre-personat-ne-prizren-85718/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

“100% kamatë mujore”, dosja e Prokurorisë, si funksiononte grupi i fajdeve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, Fidan Berisha dhe Lirim Gashi, të dyshuar për veprën penale “fajdeja”...

Kyan Anderson pritet të rikthehet sonte për Bashkimin në finalen e Kupës

Para finales së sontme të Kupës së Kosovës ndaj Trepçës, një lajm pozitiv vjen nga kampi i Bashkimit. Skuadra prizrenase pritet të ketë në dispozicion...

Lajmet e Fundit