5.4 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Bajra tregon pse u mposht Bashkimi

Bashkimi është mposhtur në kryeqytet nga Sigal Prishtina me rezultat 77:88 dhe së paku deri në ndeshjen e katërt nuk dihet cila skuadër do të shpallet kampione.

Pas dy fitoreve radhazi të prizrenasve, prishtinasit kanë reaguar në ndeshjen e tretë.

Ndihmëstrajneri i Bashkimit, Ilimen Bajra, ka thënë se basketbollistët nuk u treguan shumë seriozë.

“Duket se lojtarët tanë e nënçmuan Prishtinën, ose mund të ketë ndikuar edhe lodhja. Sonte nuk arritëm të imponojmë ritmin dhe lojën tonë”, ka thënë Bajra pas ndeshjes.

Megjithatë, ai beson se në përballjen e radhës do të jetë më ndryshe. “Tani na pret ndeshja në Prizren dhe jam i sigurt se do të jetë krejt ndryshe nga ajo që treguam sot”, ka shtuar Bajra.

Më Shumë

Kapet me drogë në Morinë 33-vjeçari nga Prizreni

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar një shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë të trafikimit të...

McCorrmick i Rahovecit shpallet MVP i javës

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë, me çdo ndeshje, që është shumë e rëndësishme për çdo pozitë. MVP i javës shpallet J'von McCorrmick...

Lajmet e Fundit