Humbë Bashkimi

Ka përfunduat ndeshja e tretë e serisë finale të IP Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Fitore ka shënuar skuadra kryeqytetase me shifrat 88:77, duke bërë që sonte të mos përcaktohet kampioni.Aktualisht Bashkimi udhëheq 2:1 me fitore dhe shpreson që titullin ta sigurojë me ndeshjen e katërt, e cila zhvillohet në Prizren. Lideri i padiskutueshëm i Sigal Prishtinës në ndeshjen e sotme ishte ikona e kësaj skuadre, kapiteni Edmond Azemi, i cili kontribuoi me 30 pikë.

Filip Bundoviq me 19, Fisnik Rugova (17) dhe Valon Bunjaku me 15 pikë e ndihmuan në masë të madhe kapitenin Azemin për të arritur deri te fitorja.Në radhët e Bashkimit më efikasi ishte Aaron Moss me 26 pikë, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe Mikaile Tmusic (17) dhe Eric Stutz (13). Edhe në ndeshjen e sotme interesimi i shikuesve ishte tepër i vogël.

Më Shumë

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit