-7.2 C
Prizren
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Bajrami i jep të drejtë koalicionit LDK-AAK-Nisma që ta formojë Qeverinë

arsim bajramiArsim Bajrami, profesori i së drejtës kushtetuese, ndryshe flet si profesionist e ndryshe si politikan.

Këto ditë, ai ka qenë i zëshëm në “argumentimin” se koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk mund ta formojë Qeverinë, pasi që, sipas Kushtetutës – thoshte Bajrami, Presidentja obligohet ta mandatojë partinë ose koalicionin fitues të zgjedhjeve.

Por në librin e tij, “Parlamentarizmi”, ai e thotë të kundërtën, ose thënë më mirë i mëshon argumentit të njëjtë të koalicionit LDK-AAK-Nisma; pra, që Presidentja obligohet t’ia jap mandatin partisë ose koalicionit që e ka shumicën në Parlament, e jo partisë ose koalicionit që ka marrë më së shumti vota në zgjedhje, shkruan Express.

“Cakton mandatarin për formimin e Qeverisë së re, pas propozimit të partisë politike ose koalicionit që përbën shumicën në Kuvend”, shkruan Bajrami në librin e tij.

Ndryshe, kjo çështje tashmë ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet t’i jap përgjigje Presidentes për këtë ngërç institucional.

ArsimBajrami-Parlamentarizmi

Më Shumë

Digjet një shtëpi e pabanuar në Prizren

Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri  në Prizren. Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin. Policia Rr. Adem Jashari, Prizren 04.02.2023 – 15:35. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se...

Qeveria miratoi 11 vendime që ndërlidhen me pagat në sektorin publik

Qeveria mbajti të shtunën mbledhje elektronike,për të cilën ka njoftuar me anë të një komunikate për media.   Ekzekutivi i vendit njoftoi se në këtë mbledhje...

Lajmet e Fundit