Bajrami nuk do të ndërhyjë në vendimet e Rektorit

Arsim Bajrami-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se nuk do të ndërhyjë në zgjedhjen e problemit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe OVL të UÇK-së, për çështjen e regjistrimit pa konkurs të fëmijëve të kategorive të dala nga lufta.

“E respektoj secilin vendim të organeve të Universitetit”, tha Bajrami në “Argument Plus” në RTV 21.

“Nuk do të ndërhyjë në punën e tyre, sepse në bazë të statutit të Universitetit ato janë plotësisht autonome për të qeverisur”, tha ai.

Bajrami nuk ka dashur të flas nëse pajtohet me vendimin e rektorit Ramadan Zejnullahu.

“Unë nuk mund ta jap atë gjykim ai ka vepru mbi bazën e gjykimeve të veta dhe mbi bazën e kompetencave të veta”, theksoi Bajrami.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit