19.7 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Bajrami: PDK në opozitë, vetëm kur t’i humb zgjedhjet

arsim bajramiNjëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami thotë se është në dorën e PDK-së, jo vetëm formimi i Qeverisë por edhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së, thotë se ka të qartë situatën kushtetuese në të cilën ndodhet vendi, dhe partia e tij nuk ka pse t’i drejtohet kushtetueses. Madje, ai thotë se këtë situatë e kanë qartësur në kohë, kur është themeluar kushtetuta.

“Në opozitë do të jemi vetëm kur i humbim zgjedhjet. Dhe ne kur t’i humbin zgjedhjet, ne nuk do të bëjmë vrap që të hyjmë në pushtet sepse ne do të respektojmë verdiktin e popullit. Ju dini se PDk ka ndërtuar edhe kulturën opozitare. Kanë qenë dy palë zgjedhje që i kem humbur dhe kanë qenë humbje të dhimbshme”, tha ai.

Bajrami ka potencuar se në PDK, të gjithë janë të qetë dhe po presin certifikimin e zgjedhjeve, në mënyrë që më vonë të nisin konsultat me partitë për koalicionin qeverisës.
Aishprehet optimist se do të themelohet një Qeveri stabile që do të ketë më shumë se 61 ulëse në parlament.

“Ne do shohim se me cilat parti na duhet të bëjëm koalicion. Do të jemi të hapur ndaj të gjitha partive politike dhe do të bisedojmë ve e ve me secilën parti politike. Nuk do ta qeverisim Kosovë vetëm”, tha ai.

Bajrami vlerëson se marrëveshja e bllokut opozitarë është ëbr ëpër t’i ikur debatit të brendshëm për humbjen që kanë pësuar, ndërsa e kanë quajtur joetike futjen në lojë të postit të presidentes, pasi sipas tij,kjo gjë ka mundur ta bëjë presidenten e Kosovës të ndihet keq.

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitoren e dytë ndaj Pejës për të afruar finalen

Pasi fitoi bindshëm 81:61 në ndeshjen e parë në Prizren, Bashkimi do të përpiqet të sigurojë fitoren e dytë ndaj Pejës në gjysmëfinalen e...

Albulena Haxhiu dështon sërish të bëhet kryeparlamentare, ndërprehet seanca konstituive

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por që e njëjta për të katërtën herë ka dështuar të marrë votat. Të pranishëm në...

Lajmet e Fundit