3 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Bajrami: PDK nuk do të sakrifikohet më

arsim bajramiDeputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, thotë se Partia Demokratike e Kosovës ka sakrifikuar pushtetin për shtetndërtimin në zgjedhjet e kaluara dhe se nuk e ka ndërmend ta bëjë sërish një gjë të tillë.

“Mendoj se Partia Demokratike, para këtyre zgjedhjeve ka dhënë një dëshmi për përgjegjësitë e saj për shtetin, sepse ne kemi shkuar në zgjedhje të parakohshme me kërkesë të qeverisë, për votim mosbesimi, për të evituar bllokimin e shtetit i cili ndodhi pas rastit Sejdiu. Ne nuk mundemi çdo herë të sakrifikojmë, me sakrifikua një vit zgjedhor, me e shkurtu mandatin tonë. Interesi ynë është ta qojmë mandatin deri në fund”, ka thënë Bajrami, në emisionin Debat në RTK.

Bajrami thotë se gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të një qeverie, nuk kërkohen zgjedhjet e parakohshme, transmeton KP.

“Ne, absolutisht nuk kemi qenë pengesë që opozita të ketë një qëndrim të bashkuar, të unifikuar, dhe nuk kemi vërejt që ndonjë subjekt opozitar ka demonstruar vullnet të vërtetë për të shkuar në zgjedhje para përfundimit të mandatit kushtetues. Tani, kur dëgjojmë deklaratat politike, jemi për zgjedhje në mars, jemi për zgjedhje në qershor… Po i dëgjojmë në vitin e katërt të qeverisjes të Partisë Demokratike. Zakonisht, në praktikat parlamentare, kur opozita donë me imponu zgjedhje të parakohshme, me e rrëzu një qeveri apo diçka, këto gjëra nuk i bënë gjashtë muaj para përfundimit të mandatit, por shumë më herët. Mandati i kësaj qeverie dhe i këtij parlamenti përfundon në vjeshtë”, tha ai.

Më Shumë

Rahoveci dhe Forumi “FARDI” formalizojnë bashkëpunimin me memorandum

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe kryetari i Forumit Anadrini (FARDI), Qerim Kadiri, dje, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit...

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas rinumërimit...

Lajmet e Fundit