7.6 C
Prizren
E diel, 16 Shkurt, 2025

Balaj-Halimaj: Shkollat profesionale do ta bënin model Kosovën

Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma Socialdemokrate ka folur për planet e partisë ku ajo bën pjesë rreth shkollave profesionale.

Ajo ka thënë se këto shkolla do të kenë rëndësi të veçantë për vendin tonë.

“Shkollat profesionale do ta bënin model Kosovën në fusha të ndryshme ku të rinjtë kosovar kanë talent të mjaftueshëm. Implementimi i këtij plani ka fare pak shpenzime pasi që shumica e shkollave veç se janë të ndërtuara por duhet të ndryshojnë departamentet e tyre sipas kërkesës të tregut të punës”, ka thënë Balaj-Halimaj.


Ajo ka thënë se për shkollat profesionale mund të shfrytëzohen objektet ekzistuese, ndërsa ka mundësi të ndërtohen edhe objekte të reja nëse është nevoja.

 

Më Shumë

Sot vranët, vende-vende me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. IHK njofton se...

KQZ: Nga ora 16:00 filloi numërimi i votave edhe në Mamushë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tashmë të shtunën ka filluar numërimi i votave edhe në qytetin e Mamushës. Në një njoftim...

Lajmet e Fundit