Balaj: Të pezullohet vendimi për uljen e pagave në Telekom

Javën që lamë pas, gjegjësisht me datën 3 janar, të gjithë punëtorëve të Telekomit të Kosovës u është dërguar një e-maili me anë të së cilit kanë marrë njoftimin për zvogëlimin e pagave të tyre.

Referuar gjendjes së rëndë financiare në të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës, në këtë e-mail është bërë me dije se punëtorët e kësaj kompanie nga 1 janari do të kenë paga më të vogla për 10 deri në 20 për qind.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, është takuar sot me Bordin e kësaj ndërmarrje dhe kanë kërkuar që të pezullohet vendimi për uljen e pagave në Telekomin e Kosovës, së paku deri në fund të marsit. “Sigurisht se kërkesa jonë është e qartë për pezullim të vendimit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetues për paga. FSP-PTK-ja ka qenë dhe do të jetë e përkushtuar që Telekomi i Kosovës të ecën hapave të sigurt dhe drejt rimëkëmbjes. Takimi ka qenë maratonik me diskutime dhe pajtime të dyanshme në favor të Telekomit”, ka thënë Balaj për gazetën “Epoka e re”.

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit