Bale drejt largimit nga Real

Real Madrid është i hapur për shitjen e Gareth Bale këtë verë, nëse ofertat për anësorin uellsian sillen rreth shifrës 90 milionë euro.

Bale ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe një të La Ligës gjatë qëndrimit të tij në Santiago Bernabeu, kohë gjatë së cilës është përballur edhe me një numër jo të vogël lëndimesh.

Presidenti i Real, Florentino Perez, është i bindur se tani është koha e duhur që ta shesë uellsianin tek Manchester United, ndaj i ka vënë çmimin para afatit kalimtar të verës.

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit