Ballkani arratiset në kreun e tabelës

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani, vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm i renditjes tabelare edhe pas xhiros së nëntë të kampionatit.

Sot, skuadra nga Suhareka, e cila drejtohet nga trajneri Ismet Munishi e ka mposhtur edhe klubin nga kryeqyteti, Prishtinën, me rezultat 2-1 pas një rikthimi senzacional në minutat e fundit të ndeshjes nga 0-1, në 2-1.

Pas nëntë ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën me 22 pikë, gjashtë më shumë se vendet dy dhe tre që mbahen nga Drita dhe Gjilani.

Nga ana tjetër, Prishtina ka 11 pikë të mbledhura dhe pozicionohet në vendin e katër.

Më Shumë

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Lajmet e Fundit