Ballkani e shkatërron Trepçën ’89

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Trepçës ’89 me rezultat 7-2, në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Serinë e golave e nisi Albin Berisha në minutën e 30’, teksa Lumbardh Dellova me një gol në minutën e 36’, dyfishoi epërsinë e suharekasve. Berisha realizoi edhe njëherë pak para se të mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Albion Rrahmani shënoi golin e katërt në ndeshje. Ndërsa Edvin Kuc shënoi golin e pestë në minutën e 65’.

Ballkani nuk u ndal dhe Rrahmani realizoi edhe niher për golin e gjashtë. Harmon shënoi golin e fundit në ndeshje për Ballkanin.

Trepça u këndell në fund, pasi Kwaw shënoi dy gola në fund, në minutën e 83 dhe 89.

Ballkani pas fitores kthehet në vendin e parë me 61 pikë, pas 30 ndeshjeve, teksa Trepça ’89 në pozitën e tetë me 33 sosh. /Klankosova.tv.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit