5.8 C
Prizren
E martë, 22 Tetor, 2024

Zbulohet krijesa misterioze me 24 sy, mund të vrasë një njeri në pak minuta

Shkencëtarët kanë zbuluar një krijesë misterioze me 24 sy në një rezervuar në Hong-Kong. Zbulimi u krye teksa po analizohej uji i rezervuarit Mai Po.

Gjallesa me trup transparent dhe përmasa rreth 2,5 centimetra me tri tentakula, është pjesë e familjes së kandilit të detit. Ajo ka 24 sy të vendosur në 4 grupe me nga 6 në trupin e saj të vogël.

Ky është zbulimi i parë i specieve të kandilit të detit në ujërat kineze dhe specia e katërt në familjen Tripedaliidae, e cila përfshin disa nga gjallesat detare më helmuese në ujërat tropikale.

Ky kandil lëshon toksinë nga tentakulat e tij, e cila mund të shkaktojë paralizë, sulm në zemër, deri në vdekje, vetëm pak minuta pas pickimit.

Kandili australian i detit konsiderohet si gjallesa detare më helmuese në botë.

Më Shumë

E konfirmuar: Dy të vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”. Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv ushtruesi i detyrës...

Policia shqiptoi mbi 2000 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2088 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit