7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

“Ballkani i Hapur” me shumë pikëpyetje të reja

Milazim KRASNIQI

Pjesëmarrja në takimin e sotëm të “Ballkanit të Hapur” në Tiranë e O. Brajanit, si përfaqësues i Këshillit Atlantik dhe i komisionerit për zgjerim të BE-së, Oliver Varhejlit, paraqet një moment të ri kë kësaj iniciative.

Gjasat janë që NATO dhe BE duan ta mbajnë nën kontroll këtë iniciativë, që të mos dalë plotësisht nga binarët e procesit të zgjerimit të NATO-s dhe të anëtarësimit të shteteve ballkanike në BE. Pra, një mundësi është që tash e tutje “Open Ballkan”, mund të jetë nën kontrollin e NATO-s dhe të BE-së, për ta dobësuar influencën ruse, e cila është kumbara i “Open Ballkan”.

Megjithatë, e paqartë mbetet pozita e Aleks Sorosit në atë takim e në tërë këtë iniciativë. Nuk është e qartë a e përfaqëson SHBA-në një agjent joqeveritar si Fondacioni “Soros?” në këtë iniciativë? Nëse e përfaqëson, kjo paraqet një sfidë për Departamentin Amerikan të Shtetit, për të cilin kurrë nuk mund të thuhet se nuk ka kapacitete e autoritet, për përfaqësimin zyrtar e legal të interesave amerikane në botë.

A mos po përdoret Soros si karrem, për ta afruar disi Vuçiqin me SHBA-në e për ta larguar nga Putini? A mos po përdoret Sorosi për të rivalizuar Zhozep Borellin? A mos po punohet për formimin e një “Bashkimi Ballkanik”, si kundërpeshë e Bashkimit Evropian dhe ku rindahen sferat e interesave amerikane e ruse, të cilat në Bashkimin Evropian praktikisht janë zbehur ose edhe eliminuar?

Pra, mund të jetë se është në pyetje një lojë e madhe, e cila po fillon me tre lojtarë të vegjël, Vuçiqin, Ramën e Zaevin, i cili tashmë politikisht është jashtë loje, por vazhdon të jetë aktiv, duke mbledhë topat nga jashtë fushës.

Një gjë është e sigurt: Vuçiqi vetë përsëritë shpesh se asnjë vendim nuk e merr pa u konsultuar me Putinin. Logjikisht edhe propozimi i iniciativës “Ballkani i Hapur”e edhe zhvillimet e derisotme të kësaj iniciative, Vuçiqi i ka në akord me Putinin.

A po hyn në lojë NATO e BE për ta marrë nën kontroll këtë iniciativë? Kjo vërtet është pyetje për një milion dollarë. Përtej kësaj pyetjeje të vështirë, vetëm një përgjigje është e ditur saktë: çdo iniciativë serbe e ruse është gjithmonë në dëm të shqiptarëve. Kjo nuk ndryshon as në rastin e kësaj iniciative.

Më Shumë

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Lajmet e Fundit