27 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Ballkani merr fitoren e radhës ndaj Malishevës

Në javën e 10-të të Superligës së Kosovës, kampioni i Kosovës vazhdoi me fitore, kësaj radhe e mposhti Malishevën me rezultat 2:1.

Kampioni i Kosovës, Ballkani hyrë në këtë ndeshje nga vendi i dytë me gjashtë pikë më pak se lideri Drita por kjo e fundit kishte tri ndeshje më shumë të zhvilluara, ndërsa Malisheva erdhi në këtë takim nga vendi i parafundit në tabelë me një formë të tmerrshme që pas shkarkimit të trajnerit, Arsim Thaqi.

Ndeshja e zhvilluar në Suharekë përfundoi me fitore të vendasve me rezultat 2:1, me dy golat e shënuar në pjesën e parë të vendaseve, ndërsa goli i ngushtimit të rezultatit për Malishevën erdhi në minutat e fundit të takimit.

Fillimisht shënoi Ermal Krasniqi për 1:0 në minutën e 36-të dhe pastaj për 2:0 u përkujdes Qëndrim Zyba në minutën e fundit të 45 minutave të parë.

Për Malishevën shënoi Agon Xhaka, që ishte goli i rezultatit përfundimtar 2:1

Me këtë epilog final, tani Ballkani afrohet në tre pikë me Dritën dhe ka dy ndeshja më pak të zhvilluara, ndërsa Malisheva qëndron në pozitë të nëntë, për të vazhduar formën e tmerrshme./Nacionale

Më Shumë

Ujkani rinovon me Grapelandin: “Air Kujta” vazhdon fluturimin në Superligë

Klubi basketbollistik Grapeland nga Rahoveci ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Kujtim Ujkanin për sezonin e ri. Lajmi është bërë i ditur përmes një...

Universiteti i Prizrenit shpall konkursin për pranim të studentëve të rinj

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik...

Lajmet e Fundit