-0.5 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Ballkani merr rrugë për në Republikën Çeke për përballjen me Viktoria Plzen

Ballkani është nisur për në Republikën Çeke ku do ta zhvilloj ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka arritur ta përsëritë suksesin e vitit të kaluar duke u kualifikuar për në grupet e garës së tretë evropiane për klube, Ligën e Konferencës.

Suharekasit ndeshjen e parë do ta zhvillojnë ndaj gjigantit çek Viktoria Plzen në Doosan Arena.

Të besuarit e Ilir Dajës kanë udhëtuar drejt Çekisë, ku sonte do të zhvillojnë edhe stërvitjen e fundit para përballjes me Plzen.

Dueli mes Plzen dhe Ballkanit në Doosan Arena do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00.

Polaku Damian Sylwestrzak do të jetë gjyqtari kryesor bashkë me asistentët e tij Bartosz Heinig dhe Adam Karasewicz ndërsa Wojciech Myc është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt. /Telegrafi/

Më Shumë

Kuvendi i të Rinjve i Prizrenit shënon 9-vjetorin e themelimit

Sot u mbajt ceremonia për shënimin e 9-vjetorit të themelimit të Kuvendit të të Rinjve të Prizrenit. Gjatë aktivitetit, organizata u vlerësua për punën...

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Lajmet e Fundit