9.9 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Ballkani shkatërron Larnen dhe kalon në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës

Ballkani ka kaluar në rrethin tjetër kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pasi ka mposhtur Larnen me rezultat 4-1.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 3-0 në të mirë të kampionit të Kosovës.

Ishte minuta e 18-të e takimit kur Lindon Emërllahu u detyrua ta lëshonte fushën shkaku i një lëndimi dhe në vend të tij u fut Albin Rrahmani.

Kaluan vetëm dhjetë minuta nga inkuadrimi i sulmuesit dhe ai asistoi te Nazmi Gripshi për rezultatin 1-0.

Dyshja sërish kombinuan, për të dyfishuar epërsinë e Ballkanit në minutën e 37-të.

Pjesa e dytë nisi edhe më mire për skuadrën nga Suhareka, pasi shënoi për 3-0 me anë të Rrahmanit (46’) me një asistim të Edvin Kuç.

Por, Larne ia doli të shënonte golin e vetëm të takimit, kur realizuan nëpërmjet Bonis në minutën e 59-të.

Mirëpo, Ballkani nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e katërt, kur Meriton Korenica asistoi te Almir Kryeziu në minutën e 66-të.

Ballkani me këtë fitore (7-1 rezultati i përgjithshëm) kalon në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës, duke synuar ta përsëris suksesin e vitit të kaluar kur shkuan në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/

Më Shumë

Rahoveci hap konsultimet publike për ndryshimin e rregullores së taksave komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e rregullores për taksa komunale në Komunën e Rahovecit. Gjatë takimit janë diskutuar...

Selmanaj: Lugishta e Hasit, simbol i sakrificës dhe lirisë

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka përkujtuar të rënët e Lugishtes së Hasit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si një nga faqet...

Lajmet e Fundit