23.7 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025

“Ballkoni”, do të hap festivalin e Zagrebit

ballkoni“Ballkoni”, pos që është përzgjedhur zyrtarisht të jetë pjesë e festivalit “Onetakefilmfestival”, në Zagreb, i njëjti film edhe do të hapë festivalin. Ky festival është i vetmi i këtij lloji, pasi është specializuar vetëm për filmat e xhiruar në një plan sekuencë. Lendita Zeqiraj ka thënë për KultPlus, se pjesëmarrja në këtë festival është nder i veçantë për të dhe për kinematografinë e Kosovës

“Ballkoni”, i Lendita Zeqirajt në pjesën e dytë të nëntorit, do të ketë një prezantim më të veçantë se sa herëve të tjera. Filmi kosovar i metrazhit të shkurtë që dallohet për xhirimin e filmit në një plan sekuencë-pa montazhë do të jetë pjesë e Festivalit të vetëm në Botë, që i dedikohet pikërisht realizimit të filmave të tillë. “Onetakefilmfestival”, që mbahet në Zagreb të Kroacisë prej 16 deri më 18 nëntor, pos që ka zgjedhur filmin “Ballkoni”, të jetë pjesë e këtij festivali të rëndësishëm, organizatori, pikërisht filmin “Ballkoni”, e ka vendosur në hapje të festivalit, dhe, sipas regjisores Zeqiraj, një vendim i tillë i ka bërë nder asaj dhe kinematografisë së Kosovës.

“Ky festival është shumë i rëndësishëm, sepse është një perlë e rrallë, pasi që është i specializuar për filma të teknikës, me të cilën është i punuar “Ballkoni”. Filmit iu dha një hapësirë nderi dhe do të jetë filmi i cili do ta hap festivalin, një nder i veçantë jo vetëm për mua si autore, por edhe për produksionin n’Art, e për të gjithë aktorët e ekipin, si dhe për gjithë kinematografinë e Kosovës”, ka thënë për KultPlus, Zeqiraj.
Ajo shprehet të jetë e gëzuar me përzgjedhjen zyrtare të filmit “Ballkoni”, në këtë festival, dhe, sipas saj, me vetë këtë pjesëmarrje, gara merr një dimension tjetër. “Është festivali i vetëm i këtij lloji në botë, dhe për mua, gara merr një dimension tjetër, sepse, tani është përzgjedhur për të garuar në një kategori edhe më të specializuar”, ka përfunduar Zeqiraj./KultPlus.com

Më Shumë

Sylejman Çoçaj, emri që nuk harrohet

Sylejman Çoçaj lindi në vitin 1927, në fshatin Gjonaj të Prizrenit, në një familje zejtarësh me tradita atdhetare dhe arsimdashëse. Shkollimin fillor dhe gjimnazin...

Gjendet në mjet shpërthyes në Prizren, ndërhynë FSK-ja

Një qytetar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Idriz Ngucati” në Prizren. Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka...

Lajmet e Fundit