6.3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Balotelli rikthehet në Liverpool

Mario Balotelli është i vendosur për t’u rikthyer në Liverpool, pasi pronari i Milanit Silvio Berlusconi bëri të ditur se sulmuesi është në listën e futbollistëve që klubi do t’i largojë.

Balotelli u bashkua me Milanin si huazim në gusht të vitit të kaluar, por kaloi një kampanjë jo të kënaqshme në San Siro, ku ka shënuar vetëm nj herë në 20 paraqitje në Serie A.

25 vjeçari që ka edhe dy vite në kontratën e tij me Liverpool, në prill kishte thënë se nuk dëshiron që të rikthehet në fund të sezonit në Anfield.

Por duket se italianit nuk i ka mbetur rrugë tjetër përveç rikthimit, pasi ai është në listën e të padëshiruarve në Milan.

Më Shumë

Mbi 2 mijë m² hapësira të transformuara në Spitalin e Prizrenit brenda 5 muajve

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë transformuar mbi 2,000 metra katrorë hapësira gjatë pesë muajve të fundit, si pjesë...

Drini i Bardhë nis stinorin pranveror me fitore

KF Drini i Bardhë e ka nisur me sukses stinorin pranveror në Ligën e Dytë të Kosovës, duke mposhtur ekipin e Shqiponjave me rezultat...

Lajmet e Fundit