Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren kërkojnë hapësira të gjelbra

Banorët e lagjes `Bajram Curri` në Prizren ankohen se nuk kanë hapësira të mjaftueshme për të kaluar kohën e lirë. Ata po kërkojnë ndërtimin e një parku ose qendre rekreative në kuadër të lagjes së tyre.

Lagjja “Bajram Curri” është më e madhja në qytetin e Prizrenit. Në këtë lagje jetojnë rreth 8 mijë banorë. Megjithëse është lagje e re, komunitetit këtu i mungon një park dhe qendër kreative.

“ Te KFOR-i turk është një hektar tokë. Aty edhe kryetari gjatë fushatës ka premtua se do të rregullohet një park në lagjen “Bajram Curri”, tha Dashmir Susuri.

Në shkollën fillore të kësaj lagjeje mësojnë mbi 600 nxënës. Për kohën e lirë nxënësit dhe fëmijët e lagjes frekuentojnë rrugët dhe hapësirat e vogla të shkollës.

”Çdo herë pasi mbaron mësimi ne i shohim fëmijët e kësaj lagjeje që i shfrytëzojnë hapësirat e vogla e që nuk mjaftojnë për gjithë këta fëmijë”, thotë Sejlan  Budakova.

Kryetari i Komunës Shaqir Totaj, thotë se do ta trajtojnë kërkesën e banorëve të kësaj lagjeje.

“Është një lagje e madhe. Unë e konsideroj që është kërkesë serioze.Nuk do të mund të jap një vlerësim të saktë, mirëpo ajo që është e sigurt është se e kemi pas në program edhe më herët dhe do ta trajtojmë seriozisht”, tha Totaj.

Shqetësimet dhe kërkesat e banorëve të kësaj lagjeje janë diskutuar në dëgjimet për hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.RTK

Më Shumë

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Lajmet e Fundit