5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Banorët e Vlashnjes akuzojnë Ramadan Mujën

Pronarët e tokave në Vlashnje nuk janë të kënaqur me çmimin e shpronsimit ku është paraparë ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

Anëtari i Këshillit të pronarëve të tokave, Ali Rizanaj, tha se shuma e përcaktuar nga organi shpronësues prej rreth 1500 euro për një ari është i papranueshëm.

“Vlera reale e tokave në këtë zonë të Vlashnjes është duke shkuar deri në 6000 euro për ari”, thekson Rizanaj.

Ai thotë se kërkesat e pronarëve duhet të shqyrtohen edhe një herë nga organet komunale dhe se shuma e caktuar të jetë reale.

Rizanaj fajëson kryetarin e komunës, Ramadan Mujën, për këtë shqetësim të këtyre pronarëve nëse fillojnë punimet pa marrëveshje paraprake rreth kësaj çështje.

Këmbëngulës në kërkesat e tyre janë edhe pronarët tjerë të tokave, Afrim Berisha e Ledian Hoxhaj, të cilët thonë se nuk do të lejojnë që punimet të zhvillohen në realizimin e këtij projekti.

Lidhur me këtë shqetësim të këtyre banorëve të Vlashnjes, ne kemi kontaktuar zyrtarin komunal për informim, Ymer Berisha, i cili përmes telefonit na tha se komuna nuk e ka caktuar shumën e kompensimit, por një gjë e tillë është vendosur nga një komision qeveritar.

Ai me këtë rast tha se protestat nuk janë veprim i zgjidhjes së problemit, por shtoi ai, ankuesit duhet që të drejtat e tyre të pretenduara t’i adresojnë në gjykatë.

Ndryshe, prej disa ditësh kanë filluar punimet në vendosjen e gypave të kolektorit për impiantin, ndërsa pas kërkesës së pronarëve të tokave , kompania e angazhuar në implementimin e projektit sot ka ndërprerë punimet që kanë qenë të parapara të realizohen në tokat e këtyre pronarëve. /TV Prizreni

Më Shumë

Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka theksuar se përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme me fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore,...

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

Lajmet e Fundit