9.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Barça s’heq dorë nga Coutinho, gati 84 milionë euro

Barcelona nuk është dorëzuar ende për brazilianin Coutinho, ndërkohë që ka përshpejtuar kohët që ta afrojë në skuadër fantazistin e Liverpool.Barcelona nuk është dorëzuar ende për brazilianin Coutinho, ndërkohë që ka përshpejtuar kohët që ta afrojë në skuadër fantazistin e Liverpool.

Mendohet që klubi spanjoll të ketë të gatshëm që në muajin janar brazilianin, duke iu ofruar britanikëve të Liverpoolit shifrën prej 84 milionë eurosh.

Kjo vlerë do të dyfishohet në muajin qershor, duke kapur vlerën prej 150 milionë eurosh.Mediet britanike njoftojnë se marrëveshja është arritur dhe klubet po diskutojnë të gjitha modalitetet e këtij transferimi.

Barcelonës iu mohua mundësia e këtij transferimi në muajin gusht, kur Liverpool këmbënguli për të mos e lënë futbollistin, edhe pse ky i fundit kishte shprehur dëshirën për t’u larguar.  Coutinho shihet në fakt si zëvendësues i Andres Iniestës, ndërsa në sulm Barcelona është duke punuar njëkohësisht edhe për Griezmann.

Më Shumë

Takim për thellimin e bashkëpunimit mes Postës së Kosovës dhe Spitalit të Prizrenit

Menaxheri i Posta e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Liri Ramadani, ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Spitali i Përgjithshëm "Prim....

Zjarri në Prizren/ Shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, pa të lënduar

Një zjarr i shpërthyer mbrëmjen e kaluar në Prizren ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas zëdhënësit...

Lajmet e Fundit