6.5 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Barcelona, klubi me buxhetin më të madh në Evropë

Barcelona ka buxhetin më të madh nga klubet evropiane.

Kryetari i bordit të Barcelonës, Oscar Grau, deklaron se “blaugranat” janë fuqia më e madhe financiare e futbollit evropian.

Një të dhënë të tillë të buxheteve të klubeve për sezonin aktual e ka publikuar edhe gazeta e njohur sportive spanjolle, Marca.

Në këtë rast, kryetari i bordit të Barcelonës, Oscar Grau, vuri në dukje se edhe klubet e NBA-së dhe NFL (futbollit amerikan) nuk mund të krahasoheshin me buxhetin e katalanasve.

 

PSG e bleu për 222 milionë euro Neymarin prej Barcës

Megjithatë, duhet të merret parasysh se Barcelona në këtë buxhet ka futur edhe fitimet prej shitjes së 222 milionë eurove të Neymarit, e cila gjë nuk llogaritet prej gazetës Forbes.

Gjithashtu edhe klubet e tjera zakonisht nuk e marrin këtë parasysh dhe nuk e pasqyrojnë si fitim.

Lista e klubeve me buxhetin më të madh në futbollin evropian

1. Barcelona – 897 milionë euro

2. Real Madrid – 690.3

3. Manchester United – 655

4. Bayern Munich – 570

5. Manchester City – 548

6. PSG – 540

7. Juventus – 500

8. Chelsea – 472

9. Arsenal – 417

10. Borussia Dortmund – 400

11. Liverpool – 361

12. Atletico Madrid – 343

13. Tottenham Hotspur – 288

14. Milan – 263 milionë euro./Telegrafi/

Më Shumë

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Në Prizren sekuestrohen dy armë dhe municion, ndalohen dy persona

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe disa paketa me municion, ndërsa ka ndaluar dy persona pas një ngjarjeje me të shtëna...

Lajmet e Fundit