7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Barcelona, klubi më i përfaqësuar te ‘La Roja’, i afrohet rekordit të vitit 1994

Barcelona është klubi më i përfaqësuar në listën e 26 të thirrurve nga Luis Enrique në skuadrën spanjolle për Kupën e Botës 2022 në Katar.

Janë shtatë futbollistë të përmendur nga trajneri këtë të premte: Eric Garcia, Jordi Alba, Sergio Busquets, Pedri Gonzalez, Pablo Paez Gavira “Gavi”, Ferran Torres dhe Ansu Fati.

Pas Barçës, Atletico Madrid është i dyti me tre (Koke, Llorente dhe Morata). Me nga dy janë Real Madrid (Carvajal dhe Asensio), Athletic (Simon dhe Williams), Valencia (Guillamon dhe Gaya), Villarreal (Pau Torres dhe Pino), PSG (Carlos Soler dhe Sarabia) dhe Manchester City (Laporte dhe Rodri). Dhe me një të thirrur janë Chelsea (Azpilicueta) dhe Leipzig (Olmo).

Shifra është afër nëntë lojtarëve të Kupës së Botës 1994 në Shtetet e Bashkuara me Javier Clemente si trajner (Zubizarreta, Ferrer, Sergi, Nadal, Guardila, Bakero, Goikoetxea, Txiki Begiristain dhe Julio Salinas).

Në Kupën e Botës 2010, ku Spanja u shpall kampione ishin tetë lojtarë katalanas të përfshirë në listën e Vicente del Bosque ( Valdes, Puyol, Pique, Busquets, Xavi, Iniesta dhe Pedro).

Lista për në Katar 2022 është e barabartë me shtatë që luajtën në 1962 në Kili me Helenio Herrera (Sadurni, Garay , Gracia, Segarra, Rodri, Verges dhe Eulogio Martinez).

/AP

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Lajmet e Fundit