-0.6 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Barcelona mendon transferimin e Bellerin

Zëvendëspresidenti i klubit katalanas nuk ka mohuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Arsenalit.

Hector Bellerin mund të shkojë hapave të Cesc Fabregas dhe të kthehet te Barcelona.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është produkt i klubit katalanas, por në moshën 16 vjeçare ishte larguar drejt Arsenalit, pasi që Arsene Wenger i kishte premtuar që do të kishte një vend titullari në ekipin e parë. Tashmë 21-vjeçar, Bellerin po kërkohet nga Barça dhe sipas zëvendëspresidentit të klubit, Jordi Mestre, ai mund të kthehet në Camp Nou.

“Ne e kemi parë që ai është një tifoz i Barcelonës. Bellerin është një lojtar shumë i mirë”, ka thënë Mestre për gazetën Sport. “Wenger e kishte bindur që të transferohej në Arsenal duke i premtuar diçka që ne nuk mund ta bënim në atë kohë”. “Arsenali i siguroi atij që brenda dy viteve do të luante në ekipin e parë, derisa ne nuk mund ta bënim këtë gjë, pasi kishim Dani Alvesin”.

“Në shumë raste është mirë që lojtarët largohen në ndonjë klub ku mund të zhvillohen dhe ne i presim që të kthehen sërish këtu”, ka theksuar Mestre, që ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të Bellerin.

Më Shumë

Rinumërimi zbardh manipulim industrial votash në Prizren

Rinumërimi i votave ka zbardhur manipulimin që është bërë në Qendrat Komunale të Numërimit. Devijim më i madh është evidentuar në Prizren, për llogari...

500 euro të dyshuara si të falsifikuara, deponohen në një bankë në Prizren

Një shumë prej 500 eurosh që dyshohet se është e falsifikuar është sekuestruar në Prizren, pasi është deponuar në një bankë. Policia po heton rastin. Kliko...

Lajmet e Fundit