Bartomeu: MSN nuk largohet

Presidenti i Barcelonës, Josep Mario Bartomeu ka thënë se asnjëri treshja MSN – Messi, Suarez, Neymar– nuk do të largohet këtë verë.

Është përfolur shumë një largim i mundshëm i Neymar, apo Messi, sidomos me kontratën e brazilianit ende në tavolinë.

Por treshja e fuqishme do të mbetet e bashkuar, për së paku edhe një edicion, ka konfirmuar Bartomeu.

“Është e pamundur që të largohet dikush nga MSN”.

“Të gjithë lojtarët tanë janë të lumtur me klubin dhe qytetin sepse është mjaft e këndshme të jetoni këtu”.

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit