32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Basha: Qeverisë aktuale i ka munguar vizioni

Jaglenica 1Partia Konservatore e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të saja parazgjedhore, ka takuar banorët e lagjes “Dardania”.

Në praninë e një numri të madh qytetarësh, kryetari i partisë, Munir Basha, fillimisht ka përshëndetur të pranishmit duke u shprehur i nderuar me interesimin e lartë të pjesëmarrësve në takim dhe kjo tregon seriozitetin e qytetarëve se janë ngopur me situatën aktuale të pa shpresë dhe siguroi që rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve dhe e ndryshimeve është Partia Konservatore e Kosovës.

Basha tha se bashkëpunimi me qytetarët, problemet dhe kërkesat e tyre, do të jenë preokupim i tyre, dhe se kjo është forma e cila do të duhej të ndiqej edhe nga pushtetet e deritanishme, mirëpo premtoi se me Partinë Konservatore vërtet do të jetë ndryshe.

Ai para banorëve të lagjes “Dardania” gjithashtu theksoi se komunës deri më tani nuk i ka munguar buxheti për ta ndërtuar parkun, infrastrukturën, transportin publik e të tjerat, por qeverisjes komunale i ka munguar vullneti, vendosmëria dhe vizioni për të shërbyer qytetarëve dhe komunës në përgjithësi.

Nga ana tjetër edhe kandidati për kryetar nga PK, Beni Kizolli e ka nisur bisedën duke u përqendruar në problemet e lagjeve të cilat janë të përafërta me njëra tjetrën, dhe ndër to ka përmendur mungesën e furnizimit të rregullt me ujë, mungesën e çerdheve për fëmijë nëpër lagje, mangësitë në shkollim cilësor, mungesën e hapësirave rekreative e sportive, si dhe shumë probleme të tjera për të cilat premton se kanë plane konkrete për ti futur në binare.
“Këto probleme do të zgjidhem me themelimin e këshillave të lagjeve të cilat do të merren me kërkesat e banorëve dhe do t`i shqyrtojnë pranë drejtorive përkatëse duke ofruar zgjidhjet më të volitshme”

Kizolli, para banorëve të lagjes “Dardania” më tutje u kundërpërgjigj për një deklaratë e cila ishte bërë në adresë të tij duke e quajtur atë si adoleshent, “Përderisa sonte jemi në shkollën fillore ‘Nazim Kokollari Budakova’, në shkollën e dëshmorit i cili e sakrifikoi jetën për atdheun tonë në moshën rinore 25 vjeçare, sot kundër kandidatët e imi për kryetar të Prizrenit mua dhe kolegët e mi të rinj i quajnë adoleshent. Për ata që më quajnë adoleshent them se unë i kam 30 vjet, në mesin e të cilëve kam 24 vjet shkollim, jam i martuar dhe kam një fëmijë. Rinia e Kosovës përbën 65%’shin e popullsisë dhe kjo tregon trajtimin tuaj ndaj rinisë. Ndërsa Partia Konservatore e Kosovës trajton të gjithë si të barabartë duke mos bërë dallime në moshë apo gjini”, përfundoi Kizolli.

Në këtë tubim foli edhe kandidatja për kuvend të Prizrenit Nora Murataj e cila tha se gjatë mandatit të saj, si kuvendare në asamblenë komunale ka qenë zëri i qytetit dhe i lagjes së saj. “Iniciativat dhe propozimet tona kanë qenë gjithnjë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, me këtë rast mund të veçojë iniciativën time dhe të partisë sonë për ndërtimin e sallës sportive në shkollën fillore “Nazim Kokollari Budakova”. Ndryshe në tubim u prezantuan edhe kandidatët e tjerë nga lagjja Dardania si: Faik Bamja dhe Ferda Salla Baxhaku./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin, dështon transferimi

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin. Klankosova.tv merr vesh që futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane, nuk e ka kompletuar kalimin nga...

“Jam t’u vdekë unë dhe fëmijët”- letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri

Shote Galica, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, përfundoi jetën...

Lajmet e Fundit