23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Vataj premton projekte investive në Gjinoc dhe Maqitevë

vataj ne fushatKandidati për kryetar të komunës së Therandës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ramë Vataj, gjatë një takimi elektoral me banorët fshatit Gjinoc, ka premtuar se gjatë mandatit të tij si kryetar i komunës së Therandës, ky fshat do të përfitojë nga plani qeverisës “Theranda Evropiane” projekte infrastrukturore, të bujqësisë, kulturës, sporti etj.

Sipas Vatajt, prioritet gjatë qeverisjes së tij për këtë fshat do të jetë asfaltimi i rrugës Gjinoc-Dubravë, e cila është shumë e rëndësishme për këto dy fshatra, pastaj edhe kthimi i Zyrës së Ofiqarisë për t’ua lehtësuar marrjen e shërbimeve civile banorëve të shumë fshatrave përreth.

Edhe në Gjinoc, Vataj ka shpalosur programin “Theranda Evropiane”, duke shkoqitur pjesë nga planet investive në fushë të bujqësisë, pasta edhe prioritetet e tij në fushën e infrastrukturës rrugore dhe arsimore, në shëndetësi, në sektorin e kulturës dhe të rinisë etj. Po ashtu, Vataj dhe ekipi i tij kanë zhvilluar edhe një takim elektoral në fshatin Maqitevë, ku premtoi rregullimin infrastrukturës rrugore të këtij fshati malor, si dhe zgjerimin hapësirës shkollore për fëmijët parashkollorë të këtij fshati.

Vataj ka thënë se gjatë qeverisjes së tij do të rishikohet edhe çështja e taksave komunale për banorët që jetojnë në vendet malore, sepse, sipas tij, nuk është e drejtë që malësorët të paguajnë taksa të shtrenjta aq sa edhe banorët e qyteteve.

Më Shumë

Faik Konica: Martesa e Skënderbeut

Nga: Faik Konica Viti 1450, plot me mundime, me luftëra e me gjakra u mbarua duke ndritur edhe më bukur emrin e Skënderbeut. U dëftua...

Vetaksident në rrugën Qafë Duhël – Suharekë, kamioni bie poshtë rrugës

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në afërsi të Suharekës, raporton Sinjali. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën Qafë Duhël të...

Lajmet e Fundit