15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Basha sulmohet me karrige në Ersekë

Gjatë turit të prezantimeve të kandidatëve për kryetar bashkie, Lulzim Basha mbrëmjen e së mërkurës është ndalur në qytetin e Kolonjës, ku ka prezantuar kandidatin Viktor Duro. Takimi ka nisur rreth orës 20:00 dhe gjatë këtij takimi një person ka qëlluar me karrige në drejtim të kreut të PD-së, Basha. Por karrigia ka goditur një 65-vjeçar, i cili ishte ulur pranë kreut të opozitës.

Personi që qëlloi me karrige, sipas policisë së Korçës, është 27-vjeçari Suel Liço. Ai është arrestuar dhe po merret në pyetje për ngjarjen. Nga dëshmitë e para në polici, i riu ka thënë se nuk ka pasur asnjë objektiv për të goditur me karrige, por thjesht e ka hedhur atë mes turmës. Ai ka qenë në një lokal ndërsa zhvillohej takimi elektoral. Ndërkaq personi i plagosur është dërguar me urgjencë për në spital.

Pas këtij incidenti ka reaguar menjëherë Partia Demokratike, duke e cilësuar këtë ngjarje, dhunë të orkestruar nga pushteti.

“PD dënon me ashpërsi dhunën e orkestruar që u ushtrua sot në nisje të aktivitetit për prezantimin e kandidatit të opozitës në Kolonjë, ku një person i njohur për lidhjet e tij me pushtetin, hodhi një karrige në drejtim të qytetarëve. Mos distancimi ndaj këtij sulmi nxjerr zbuluar autorët dhe porositësit që janë të njëjtët që kanë frymëzuar akte dhune edhe në qytete të tjera kundër opozitës. Ky është tregues i panikut dhe frikës që ka kapur dyshen Rama-Meta nga gjykimi popullor me votë në 21 qershor”, thuhet në reagimin e Partisë Demorkatike.

Në vijim të deklaratës së saj Partia Demokratike paralajmëron dyshen Rama-Meta se çdo përpjekje apo presion kriminal i frymëzuar dhe i paguar nga kjo dyshe, nuk do të arrijë kurrë të mposhtë vendosmërinë plebishitare të qytetarëve shqiptarë për ti dhënë gjykimin e merituar, por vetëm do ta shtojë padurimin e shqiptarëve të bashkuar për të larguar një orë e më parë oligarkinë Rama-Meta nga keqqeverisja shkatërrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. /TCH/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Lajmet e Fundit