20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Ribashkohet grupi Asgjë sikur Dielli

Grupi i mirënjohur kosovar ribashkohet me vokalin Alban Nimani dhe rikthehen në skenë me albumin e ri. Pas një ndërprerje prej 4 vitesh, kur Alban Nimani provoi karieren si solist, grupi ‘Asgje sikur dielli’ vendosi të ribashkohet për të publikuar albumin e ri, të tretin me rradhë.

Grupi rikthehet në përbërjen: Bujar Hudozi në kitarë, Alban Nimani në vokal, Fatos Berisha në timpane, Labinot Krasniqi në bas dhe Faton Dolaku në tastiere. Albumi i ri që pritet të publikohet së shpejti do të ketë 8 këngë.

Alban Nimani pas publikimit të lajmit për ribashkim deklaroi: ‘Jam i gëzuar që rikthehem në grupin ku kam filluar karierën. Jam kthyer në shtëpi, dhe adhuruesve tanë do t’u sjellim këngë që i kanë pritur gjatë’.

Kitaristi dhe bashkëthemeluesi i ‘Asgje sikur dielli’ Bujar Hundozi me këtë rast tha: ‘Po vazhdojmë së bashku aty ku ndaluam para disa vjetësh. Por, tani me energji të re, me këngë të reja. Po punojmë që sa më shpejtë të caktojmë datën e koncertit të parë’.

Para publikimit të albumit, grupi ka vendosur të publikon edhe video klipin e ri të këngës ‘Unë të dua ty’ që gjendet në albumin e ri.

Basisti i parë i grupit Visar Qeska gjendet në Gjermani, ndërsa Kushtrim Hoxha që zëvëndësoi shkurt Alban Nimanin gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ‘Asgjë sikur dielli’ është formuar në vitin 1996, dhe deri tani ka publikuar dy albume, me titull ‘1’ në vitin 1999 dhe ‘Ndodhemi’ me 2004.

Më Shumë

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur!

Ylli i “Uncut Gems” Julia Fox tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të keqe”. Dhe tani, për shkak...

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Lajmet e Fundit