11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Bashkarisht kundër sëmundjeve malinje

GjinekologjiDrejtori i Spitalit Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Dr. Afrim Avdaj, ka pritur në takim një delegacion të përbërë nga përfaqësues të Fondit për Popullsi i Kombeve të Bashkuara, Shoqata Evropiane për Kancer Cervical dhe Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, ku është biseduar për vlerësimin e situatës së sëmundjeve malinje.
Drejtori gjeneral i Shoqatës Evropiane për Kancer Cervical, Dr. Philip Davies, ka folur për angazhimet që po bëhen për parandalimin e sëmundjeve malinje.

”Ne jemi duke u angazhuar që të realizojmë projekte që kanë për qëllim parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve malinje, me theks të veçant kancerit të gjirit, qafës së mitrës dhe prostatës. Jemi këtu për të parë se cilat janë mundësitë dhe cilat hapa duhet të ndërmarrim për të mbështetur me veprimet konkrete shëndetësinë kosovare për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve malinje”,- theksoi Davies.

Drejtori ekzekutiv, Dr. Afrim Avdaj, ka shprehur gatishmërinë e plotë të bashkëpunimit dhe shfrytëzimin e gjithë kuadrit kadrovik e infrastrukturor për realizim të projekteve që kanë të bëjnë me sëmundjet malinje.

Delegacion ka vizituar edhe repartin e gjinekologjisë, ku nga afër është njoftuar me gjendjen aktuale, punën dhe shërbimet që ofrohen në këtë repart./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vazhdojnë kërkimet për 80-vjeçarin e zhdukur në Rahovec, angazhohet edhe paraglajdingu

Operacioni për gjetjen e të moshuarit të zhdukur Alush Kastrati po vazhdon me intensitet të shtuar, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit të Shoqata e Kosovës për...

Andin Hoti: Pashë me sytë e mi tentimin për shantazh ndaj Kurtit për çështjen e presidentit

Andin Hoti, ka reaguar publikisht lidhur me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për çështjen e presidentit, duke thënë se konfirmon çdo detaj të asaj...

Lajmet e Fundit