15.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Bashkëpunimi për keq

Adem Gavazaj 

Pushtetarët ekonomik, ideologjik dhe politik,duket se veprojnë ndaras dhe pa kurrë far bashkëpunimi. Por, realisht ata po veprojnë dhe bashkëpunojnë aq mirë për interesat e tyre të ngushta, pa menduar arsyeshëm për ardhmërinë e vet këtu në Kosovë dhe te njerëzve që duan të jetojnë këtu.

Ata si pronar real të shtetit nuk po e kuptojnë se duhet ndryshuar për treqind e gjashtëdhjetë shkallë sjellja dhe veprimet e tyre, karshi punëtorëve të tyre dhe karshi shtetit të tyre,

Duhet të kuptohet nga pushtetarët, se koha të cilën po e jetojmë e ka vrarë skllavërinë , po e vret punëtorin dhe po e lind bashkëpunëtorin. Nëse nuk e kuptojnë këtë ndryshim që e imponon teknologjia do mbesin te vetmuar pa bashkëpunëtorë, të përqeshur e të përbuzur, si njeriu pa shtet, pa krenari…

Pushtetarët ekonomik, ideologjik dhe politik po e vrasin shpresën dhe dashurinë për vendin, duke bërë pazare të fëlliqëta.

Ata po sillen kot dhe ngushtë pa e kuptuar se ata janë edhe përgjegjës si pronar edhe për njerëzit e tjerë jo vetëm për familjarët e tyre, të cilët i kanë përgatitë me prona e tjera për me jetuar jashtë…

Pushtetarët e të tria llojeve të pushtetit nuk kanë kurrë far strategjie për zhvillimin më të shpejtë të vendit, me të cilin zhvillim do të ndalet jo vetëm zbrazja, por edhe orientimi i mendimeve degraduese që është rrënjosur në kokat e njerëzve tanë si: ky vend nuk bëhet, se pushtetarëve të të gjitha llojeve ju intereson vetvetja. Ata edhe familjarët edhe pasurinë e krijuar po e transferojnë në vende të tjera, varësisht nga i kanë shtetësitë shtesë e tjera.

Neper kuluare thuhet se pushtetarët e të tria llojeve,e kanë shtetësinë e dytë…
Jemi në momentin që pushtetarët politik , ekonomik dhe ideologjik, si pronar real të vendit, ti vënë gishtin kokës, që bashkëpunimit për keq i tyre deritashmi të marrë fund me qëllim që mos të zbrazet vendi edhe më sepse do të dëmtohet seriozisht edhe shteti i Kosovës!

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më Shumë

60 vite nga “Yesterday” – Kënga e kompozuar në gjumë nga Paul McCartney

Gjashtëdhjetë vjet më parë, më 13 shtator 1965, “Yesterday” u publikua në Shtetet e Bashkuara, dy muaj pasi ishte publikuar në BM. Është luajtur të...

Ilir Cakaj emërohet Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur më 5 shtator 2025, ka miratuar rekomandimin e Komisionit vlerësues dhe me 10 vota unanime...

Lajmet e Fundit