9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Bashkimi bën një hap para ndaj Penzës

 

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Penzës në udhëtim me rezultat 61:76 (21:21, 9:15, 21:14, 10:26), në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-off”-it në Superligën e Femrave. Ndeshja e dytë zhvillohet në Prizren, ndërsa skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në finale.

Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, ku shumë herë u barazua rezultati dhe asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen, duke përfunduar 21:21. Edhe periudha e dytë ishte e barabartë deri tek rezultati 30:27, ku mysafiret hyn në një seri të suksesshme, duke shkuar në pushim me shifrat 30:36, ndërsa vendaset për rreth pesë minuta nuk shënuan pikë.

Pejanet u rikthyen në periodën e dytë, duke shkrirë epërsinë e mysafireve, ku u zhvillua një lojë interesante, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 51:50. Deri në katër minutat e fundit u zhvillua lojë e barabartë, ku më pas prizrenaset ishin shumë më të mira në momentet vendimtare dhe triumfuan me rezultat 61:76.

Te Penza u dallua Rael Whitsitt me 11 pikë e 15 kërcime dhe Valbona Bytyqi me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Besjana Martinaj me 24 pikë e pesë kërcime, Era Shatri me 19 pikë e 10 kërcime dhe Monique Coker me 11 pikë e 17 kërcime. / PrizrenPress.com

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Lajmet e Fundit