15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Bashkimi mposht Vëllaznimin për të dytën herë këtë sezon

Pas fitores dramatike ndaj Trepçës xhiron e kaluar, Vëllaznimi i drejtuar nga Josip Plantak u mposht me rezultat 76-84 nga prizrenasit e Bashkimit. Si në të gjitha ndeshjet këtë sezon, edhe sonte atmosfera në “Shani Nushi” ishte fantastike.

Kjo është hera e dytë që Bashkimi e mposhtë Vëllaznimin në këtë sezon të Superligës, pas triumfit në xhiron hapëse të sezonit. Njëkohësisht, kjo ishte humbja e parë e gjakovarëve nën drejtimin e kryetrajnerit Josip Plantak.

Në çerekun e parë, lojtarët e Vëllaznimit humbën një numër tejet të madh të topave, ndërkohë që mysafirët ishin më të mirë. Ky çerek u mbyll 14-22 për prizrenasit, te të cilët më i dalluari ishte Fisnik Rugova me plot 9 pikë.

Më pas, heroi i ndeshjes së kaluar, Burim Zekiqi, “u ndez” duke shënuar tre-pikësha radhazi, për ta kthyer ngushtuar rezultatin para se skuadrat të shkonin në pushim. Zekiqi pjesën e parë e mbylli me 15 pikë (4 treshe), kurse Vëllaznimi shkoi në pushim mes pjesëve me disavantazh 5 pikësh, 38-43.

Në 10-minutëshin e tretë, Bashkimi ishte pak më i mirë (18-20) dhe kështu skuadrat u futën në çerekun vendimtar pranë rezultatit 56-63.

E në çerekun vendimtar, prizrenasit me plot përvojë nuk lejuan përmbysjen e rezultatit, ndonëse gjakovarët, që humbën saktësinë për trepikë në pjesën e dytë, e ngushtuan disa herë atë. Në fund, ndeshja u mbyll me rezultat 76-84 në të mirë të mysafirëve.

Anthony Adger (16 pikë), Jordan Harris (15 pikë) dhe Burim Zekiqi (15 pikë) ishin më të mirët te Vëllaznimi sonte, kurse te prizrenasit më meritorët në fitore ishin Fisnik Rugova (20 pikë) dhe Fahro Alihodzic (17 pikë).

Për herë të parë për Vëllaznimin këtë edicion u paraqit përforcimi Emanuel Ogbo, i cili ndonëse ka arritur që disa javë në Gjakovë, ende nuk e kishte zhvilluar paraqitjen e tij të parë për gjakovarët. Ai sonte ndeshjen e mbylli me 11 pikë, 5 kërcime, 3 asistime

Xhiron që vjen, Vëllaznimi i shkon Rahovecit, kurse Bashkimi e pret Trepçën./Topsporti

Më Shumë

Një urim për Rexhep Qosen

Nga Ben Bulshi Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps...

Historike: Kosova debuton në Kampionatin Evropian për të verbër

Kombëtarja e Kosovës në futboll për të verbër, e cila për herë të parë do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni i Dytë,...

Lajmet e Fundit