Sulmi i inspektorëve në Prizren/ Qytetari u revoltua pasi që nuk e mori raportin në gjuhën turke

Dy  inspektorë të Komunës së Prizrenit, janë sulmuar dje nga një qytetar I  nacionalitetit turk.

Inspektorët kishin dalë në vendin e ngjarjes për shkak të disa problemeve me ujë apo kanalizim dhe aty janë ballafaquar me të dyshuarin.

Motivi që shtyu të dyshuarin të bëjë këtë veprim, dyshohet të jetë raporti i lëshuar nga inspektorët, të cilin kërkoi që ta ketë në gjuhën e tij amtare dhe jo në gjuhë shqipe.

I moshuari i revoltuar dyshohet se ka sulmuar viktimat, me ç’rast është nevojitur intervenimi i organeve të rendit.

Policia ka arritur që ta arrestojë 71-vjeçarin, i cili më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.Gazeta Sinjali.

Më Shumë

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Lajmet e Fundit