Bashkimi vetëm një fitore larg titullit

Bashkimi e ka shënuar edhe fitoren e dytë ndaj Sigal Prishtinës në serinë finale të play-off-it në IP Superligën e Kosovës. Pas fitores në kryeqytet (84:81), prizrenasit sonte fituan me shifrat 97:80 dhe tani kanë nevojë vetëm edhe për një fitore për ta fituar titullin e kampionit, i pari në periudhën e pasluftës. Mikaile Tmusic me 31 pikë ishte i pandashëm në radhët e vendësve, tek të cilët pikë dyshifrore patën edhe Aaron Moss (21) e Vincent Zollo (15). Ndërsa, te Sigal Prishtina sonte u dallua Alban Veseli me 27 pikë, Filip Bundoviq i shënoi 15, ndërsa kapiteni Edmond Azemi 14 sosh.

Ndeshja e sotme është karakterizuar me rivalitet, me nervozizëm, me rikthime në rezultat  dhe me shumë gabime teknike, sidomos te Sigal Prishtina. Mysafirët vetëm një herë u gjendën në epërsi (42:40), por mikpritësit u kundërpërgjigjën me sukses dhe në pushim shkuan me dhjetë pikë dallim 52:42. Fillimi i pjesës së dytë u takoi udhëtuesve, të cilët u afruan në vetëm një pikë, 56:55, por kjo ishte e tëra që e arritën në ndeshjen e sotme, pasi deri në fund prizrenasit dominuan plotësisht dhe iu gëzuan fitores së dytë me radhë.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit