31.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Bastiset “Kobra City” në Prizren, arrestohet Kallashi (Video)

Në mëngjesin e sotëm, Policia e rajonit të Prizrenit ka bastisur lokalin e natës “Kobra City”, ku kanë arrestuar pesë persona, ndër ta edhe valltaren dhe këngëtaren Donjeta Kosumi e njohur si “Kallashi”.

Hazir Berisha, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prizrenit ka thënë se bastisja filloi pas sigurimit të incizimit kur anëtarë të “Kobra City-t”, pak ditë më parë kishin rrahur katër viktima në një pompë të karburantit.

“Dy ditë më përpara shumë pjestarë të këtij lokali janë rrahur në qytet, ose më mirë të themi kanë sulmuar katër viktima në qytet tek një pompë e karburanteve. Janë gjetur një varg parregullsish. Kemi të arrestuar për momentin pesë persona, një ndër to edhe Kallashi”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Ai ka thënë se pos PK-së, në vendin e ngjarjes po qëndrojnë edhe ekipi i KEDS-it dhe hidroregjionit, ku KEDS-i kishte vlerësuar se rryma ishte e lidhur me bajpas, pra ishte vjedhur.

“Ne jemi në kërkim të provave materiale sepse më parë kemi siguruar incizimet e rrahjes. Kemi ftuar pjestarë tjerë, zyrtarë të institucioneve tjera, KEDS-in, të hidro regjionit dhe inspektorë komunalë për të parë parregullsitë që ka këtu.
Energjia ka qenë e lidhur bajpas, apo e vjedhur si themi. KEDS-i e ka ndërpre energjinë menjëherë. Po ashtu, inspektorët kanë gjetur një varg shkeljesh, të themi mizori”, ka sqaruar ai më tej.

Berisha ka shtuar për Indeksonline se janë sekuestruar tri pistoleta dhe një pushkë gjysëm automatike dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e fishekëve të kalibrave të ndryshëm, po ashtu edhe një sasi e narkotikëve që janë në formë të pilulave, një peshorë që mat gjësende të imëta.

Ai ka thënë se bastisja është duke vazhduar ende./Indeksonline/

Më Shumë

Nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 34 gradë Celsius

Këtë të diel pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin...

Dështon edhe përpjekja e 27 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për herë të 27-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet...

Lajmet e Fundit