Bastisje në Rahovec, shoqërohet në polici i dyshuari për vrasjen e Pistës

ElvisPista14Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në Rahovec që lidhen me vrasjen e kandidatët për deputet të PDK-së, Elvis Pista.
Këto burime thonë se pas bastisjes është shoqëruar në polici Mentor Dërguti që njihet edhe si Mentor Veliu.
“Ky person me pas është liruar dhe i është lënë thirrja që të paraqitet nesër në Policinë e Kosovës në Prishtinë”, ka thënë një burim i sigurt brenda Policisë së Kosovës.
Bastisja është kryer në orën 10 të mëngjesit nga njësia për reagim të shpejt në bashkëpunim me njësitë e Stacionit Policor të Prizrenit.
Elvis Pista u vra më 15 qershor rreth orës 00:45 min në oborrin e restorantit “Haja Petrol” në rrugën transite. Mbrëmjen tragjike, Elvis Pista po festonte ditëlindjen e gruas së tij.
Deri me tash nuk ka pasur të arrestuar për vrasjen e Pistës. /Indeksonline/

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit