16.5 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025

Baxhaku: Mamusha ka mangësi të transparencës

Ec Ma Ndryshe Elmendina BaxhakuKomuna e Mamushës nuk po tregohet transparente. OJQ “Ec Ma Ndryshe”, gjatë një monitorimi ka nxjerrë në pah mangësi të theksuara të transparencës së Mamushës. Ueb faqja e Komunës si dhe komunikimi me publikun nuk është në nivelin e duhur dhe karakterizohet me mungesë të përcjelljes së informatave bazike për qytetarët.

Monitoruesja Elmedina Baxhaku, tha se përditësimi i të dhënave në ueb faqe nuk bëhet në asnjërën prej gjuhëve zyrtare të komunës së Mamushës.

“Vendimet e qeverisë komunale nuk publikohen online përderisa ka sfida të shumta edhe në zbatimin e praktikave për qasjen në dokumentet zyrtare, ku nuk përfillen në mënyrë strikte standardet e përkufizuara me ligjin përkatës”, tha Baxhaku.

Sipas saj, bazuar në raportin gjithëpërfshirës të institucioneve publike pë realizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike, e lëshuar nga zyreja për komunikim me publikun të Zyrës së Kryeministrit, zbatimi i rregullorës 04/2012 për dëshimtë zyrtare që ndërlidhen me kërkesat për qasje në dokumente publike në nivel komunal, aplikohet nga ana e komunës së Mamushës, mirëpo rregullorja kërkon që palës dërguese t’i dërgohet konfirmimi për dëshminë e pranimit të kërkesës e që komuna e Mamushës në mesin e nëntë komunave tjera nuk lëshon një konfirmim të tillë.

“Gjithashtu neni 7 i Rregullorës 04/2012 ka futur në zbatim nëntë formular të cilët janë pjesë përbërëse e procesit të kërkesës për qasje në dokumente publike e që komuna e Mamushës ka deklaruar se e përdorë vetëm formularin për regjistrim”, tha ajo.

Ajo tha se raportimi i evidencave të kërkesave për qasje në dokumente publike i raportohet me ligj MAPL-së, Zyrës së Kryeminsitrit dhe të dyjave së bashku, Komuna e Mamushës në lidhje me kanalin e raportimit, mban anën negative në mesin e tetë komunave, obligimin e kryhen përmes Departamentit të Administratës Komunale e që është në kundërshtim me obligimin ligjor.

“Obligimet që dalin nga ligji për qasjen në dokumente publike në lidhje me ngritjen e kapaciteteve, trajnim për procedura dhe ekzekutim të kërkesave, sipas zyrtarit nga kjo komunë nuk i është ofruar asnjë trajnim që del nga oligimet e ligjit”.

Baxhaku tregoi se “EC Ma Ndryshe” gjatë muajit qershor, ka evidentuar këto mangësi dhe i ka adresuar tek lidershipi i komunës. “Këta të fundit e kanë pranuar pjesën e tyre të përgjegjësisë, duke i arsyetuar me burimet e pamjaftueshme njerëzore, për shkak të numrit të vogël të personelit”, theksoi ajo.

Kryetari i Komunës, Arif Bütüç, ndërkaq është zotuar se do të bëj përpjekje për të përmirësuar transparencën online sikurse edhe praktikat e qasjes në dokumentet zyrtare. Ai i ka ofruar bashkëpunim me “EC Ma Ndryshes” dhe organizatave tjera të shoqërisë civile që të përkrahin komunën e Mamushës në rritjen e nivelit të transparencës me ofrimin e ekspertizës së nevojshme, duke premtuar se do të vërë në dispozicion dokumentet dhe informatat e nevojshme.

“EC Ma Ndryshe’ vlerëson se komuna e Mamushës përkundër kufizimeve që ka duhet të tregoj përkushtim më të madh për zbatimin e standardeve të qeverisjes së mirë, që si shtyllë kryesore kanë transparencën. Ne rekomandojmë komunën e Mamushës që të zbatoj Udhëzimin Administrativ 2008/09 të MAPL-së për rritjen e transparencës si dhe të raportoj më shpesh në ueb faqe dhe në media për çështjet që lidhen me përdorimin e buxhetit komunal, zhvillimin ekonomik, përdorimin e pronës komunale, planifikimin urban, investimet, të hyrat komunale, etj”, tha Baxhaku. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Ku ishte Arbëri kur e kam mbështetë VV-në në Prizren”: Duda Balje thotë se nuk kanë ndryshuar qëndrim

Deputetja Duda Balje ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar qëndrim, pra që të qëndrojnë në opozitë. Ajo ka pasur kritika për Arbër Rexhajn. “Na...

Një 30-vjeçar gjendet i vdekur në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 16:45 ka pranuar një informacion se në urgjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ndodhej një person...

Lajmet e Fundit