12.7 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025

Bayer Leverkusen e fiton Superkupën e Gjermanisë

Pasi triumfoi në Bundesligë dhe Kupë të Gjermanisë, Bayer Leverkusen, tashmë e ka fituar edhe Superkupën e Gjermanisë, pasi triumfoi në penallti ndaj Stuttgartit.

Skuadra e Xabi Alonsos luajti për pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më pak, pasi Martin Terrier u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 37-të.

Leverkusen kaloi e para në epërsi kur Boniface shënoi në minutën e 11-të për 1:0.

Stuttgart u kthye në lojë vetëm katër minuta më vonë, për të barazuar në 1:1 me anë të Enzo Millot, me pjesën e parë që u mbyll me këtë rezultat.

‘Mysafirët’ kaluan për herë të parë në epërsi në këtë takim, kur për 2:1 shënoi Undav në minutën e 63-të.

Por heroi i Leverkusenit ishte Patrik Schick, që nuk lejoi që skuadra e tij të mposhtej, pasi barazoi rezulatatin në 2:2 vetëm dy minuta para fundit.

Kësisoj ndeshja shkoi ne penallti.

Për Leverkusen shënuan Schick, Grimaldo, Garcia e Tapsoba, teksa te Stuttgarti dështuan Kratzig dhe Silas.

Rezultati përfundimtar në penallti ishte 4:3 në të mirë të Leverkusenit, që fiton tripletën brenda Gjermanisë.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

 

Më Shumë

Gjakova i shtati, Cena me dy fitore

Akil Gjakova dhe Dardan Cena kanë garuar sot në ditën e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos, që po mbahet në Podgoricë të Malit...

Junior 06 fitojnë Kupën e Kosovës U16 për vajza

Skuadra Junior 06 Moni Bau ka fituar Kupën e Kosovës në Ligën U16 për vajza, pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme në finalen kundër Peja...

Po të shkruaj…!

Lajmet e Fundit