7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Bayern Munich-u ka dy oferta në tavolinë për Cuisance-n

Skuadra e Bayern Munich-ut ka dy oferta në tavolinë për mesfushorin francez, Michael Cuisance-n, sipas raportimeve që vijnë nga “Sky Sports”.

Pas një periudhe të gjatë në stolin e Bayern-it, mesfushori ka folur rreth një largimi të mundshëm. Ai kërkon të zhvillojë karrierën diku tjetër, ku të jetë protagonist.

“Unë me të vërtet dua më shumë detyra, më shumë minuta. Ndoshta duhet të largohem. Unë ende besoj se mund të kem një karrierë të shkëlqyer”, tha Cuisance për “Sport Bold” para Krishtlindjeve.

Që kur u nënshkrua nga Borussia Monchengladbach-u në 2019, ai nuk ka arritur kurrë të jetë protagonist me ekipin e parë të Bayern Munich-ut.

Në sezonin 2019/20 ai bëri vetëm nëntë paraqitje. Një sezon më vonë kaloi në huazim te Marseille. Ndërsa, në sezonin aktual numëron vetëm 12 minuta me Bayern-in.

Sipas raportimeve të “Sky Germany” janë disa klube në Francë që e kërkojnë në huazim Cuisance-n. Megjithatë, Bayern-i dëshiron ta largojë përfundimisht dhe jo ta huazojë.

Dy ofertat që kanë ardhur për mesfushorin janë, e para nga CSKA-ja e Moskës dhe e dyta nga Venezia në Serine A italiane.

Bayern-i investoi 7 milionë euro në 2019 për kartonin e Cuisance-s dhe pritet që të marrë një fitim të vogël. Ai është nxjerrë në merkato për rreth 10 milionë euro.

/Albanianpost.com

Më Shumë

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Lajmet e Fundit