13.5 C
Prizren
E diel, 7 Shtator, 2025

Baza e provave bërthamore të Koresë së Veriut mbyllet në maj

Vendndodhja e testimit bërthamor të Koresë së Veriut do të mbyllet në maj, tha zyra e presidentit të Koresë së Jugut.

Një zëdhënës tha se mbyllja e bazës së Punggye-ri do të bëhej nga ekspertë të huaj, ndërsa Koreja e Jugut dhe SHBA do të ftoheshin për të parë nga afër procesin.

Të premten, kreu i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ranë dakord të punonin për të shpërbërë armët bërthamore në Gadishullin Korean.

Samiti i tyre erdhi pas muajsh retorikë luftarake nga veriu.

Të shtunën, presidenti amerikan Donald Trump u tha se do të mbante bisedime me udhëheqjen e Koresë së Veriut “gjatë tre ose katër javëve të ardhshme” rreth denuclearizimit të gadishullit.

Më Shumë

Prizren: Shkolla “Ekrem Rexha” në Lubizhdë në shënjestër të vandalëve – thyen dyert e sallës sportive dhe banjës

Persona ende të panjohur kanë dëmtuar objektet ndihmëse të SHFMU “Ekrem Rexha” në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Sinjali mëson se rreth orës 11:30 të së...

Kryetari i Malishevës shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Astrazup

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Astrazup, ku humbën jetën dy persona nga...

Era e tokës

Lajmet e Fundit